Chelsea ka njoftuar se ka nënshkruar një kontratë të re pesëvjeçare me mbrojtësin Reece James.
Reprezentuesi anglez iu bashkua Chelseat në vitin 2018 nga Fulhami dhe tashmë është bërë një element shumë i rëndësishëm në formacionin e “Bluve” të Londrës.
22-vjeçari u shpreh shumë i lumtur me vazhdimin e kontratës duke shprehur mirënjohje për besimin e dhënë nga pronarët e klubit.
“Kam shumë i lumtur me kontratën time të re dhe jam mirënjohës për tifozët, pronësinë e re dhe të gjithë të përfshirë në klub. Mezi pres të shoh se çfarë do të sjellë e ardhmja dhe jam i sigurt se do të kemi shansin për të fituar shumë trofe. Unë u rrita duke mbështetur këtë klub dhe kam qenë këtu që kur isha gjashtë vjeç. E vendosa në letër një marrëveshje të re sepse ky është klubi ku dua të jem. Unë do të doja të them një falënderim të veçantë për tifozët. Jam këtu për të qëndruar dhe ne kemi një të ardhme të ndritur përpara nesh”, tha James.