UBT News

Real Madrid futet në garë për futbollistin të cilin Barcelona e shënjestronte prej kohësh

Real Madrid ka filluar të studiojë një lëvizje të mundshme për yllin e Manchester Cityt, Bernardo Silva. Drejtuesit e klubit anglez tanimë janë të vendosur, ata i kanë caktuar një klauzolë lirimi prej 50 milionë paundësh futbollistit të tyre, në rast se largohet. Megjithëse interesimi për të nuk mungoi edhe nga Barcelona, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain.

Pavarësisht se madrilenët ditë më parë e eliminuan skuadrën e Guardiolës në çerekfinale të Champions League, kjo nuk ka të bëjë aspak me negociatat mes dy palëve. Po ashtu trajneri Ancelotti e pëlqen lojën e Bernardo Silvas, i cili mund të luajë disa pozicione në pjesën ofansive, por mund të aktivizohet edhe në mesfushë.

Në anën tjetër, “Los Blancos” me Luka Modric në prag të largimit, drejtuesit e klubit kanë parë të nevojshme një afrim të ri, i cili ofron cilësi dhe eksperiencë për të ardhmen.

29-vjeçari portugez ka fituar pesë tituj kampionë me Cityn, trofeun e Champions League, dy FA Cup dhe si dhe katër Carabao Cup./UBTNews/

Exit mobile version