Kohëve të fundit ka bërë bujë lajmi ku shkruhej që kënga “Mora Fjalë” nuk mund të këndohet nga “Tifozat Kuq e Zi”, pasi atyre u është ndaluar kjo gjë.
Vetë “Tifozët Kuq e Zi”, kanë reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar se askush nuk mundet dot të imponojë asgjë dhe se do të vazhdojnë t’i këndojnë Shqipërisë me zemër e pasion. “Tifozat Kuq e Zi” kanë theksuar se askush nuk mund të imponojë asgjë mbi ta dhe se do të vazhdojnë t’i këndojnë Shqipërisë me zemër e pasion.
Në reagimin e plotë, ata sqarojnë se grupi nuk ka një “Grup Kryesie” siç është pretenduar nga disa individë të paautorizuar, të cilët janë shfaqur në media. Ata gjithashtu kanë njoftuar se çdo kërkesë për pjesëmarrje në media duhet të dërgohet në adresën zyrtare të emailit info@tifozatkuqezi.com dhe se çdo deklaratë tjetër do të konsiderohet si qëndrim personal, jo si përfaqësim i grupit.
Grupi theksoi gjithashtu se për 21 vjet askush nuk ka mundur t’i ndalojë dhe se do të vazhdojnë të këndojnë këngët e tyre atdhetare, duke shprehur krenari dhe dashuri për Shqipërinë.
“Tifozat Kuq e Zi” mbyllën reagimin me një thënie: “O sa mirë me qenë Shqiptar!”/UBTNews/