Trajneri i Bashakshehirit, Nuri Shahin, e ka vendosur yllin dardan në krye të listës së dëshirave për afatin kalimtar, duke kërkuar me ngulm transferimin e tij për të përforcuar repartin ofensiv.
Për të realizuar këtë operacion, klubi i Bashakshehirit është i gatshëm të paguajë një shifër prej 3.5 milionë eurosh, ndërsa raportohet se Beshiktashi tashmë ka dhënë pëlqimin e parë për këtë ofertë.
Edhe pse 29-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027, ai nuk duket se bën pjesë në planet e “Shqiponjave të Zeza” për sezonin e ardhshëm, gjë që e bën kalimin e tij te Bashakshehiri mjaft të mundshëm.
Negociatat zyrtare mes klubeve pritet të nisin shumë shpejt, teksa Bashakshehiri, që aktualisht mban vendin e gjashtë në kampionat, synon të shfrytëzojë kualitetet e Rashicës për t’u rivalizuar me kreun e tabelës, ku Beshiktashi pozicionohet momentalisht në vendin e katërt.
