Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zbuluar projektin se si do të duket Durrësi në të ardhmen.
Përmes rrjeteve sociale, Rama uroi një javë të mbarë përmes fotografisë që tregon projektin në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, njofton Klan Kosova.
“Mirëmëngjes, dhe me maketin e sapopërfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama.