Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron kanë vijuar takimet në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Japoni.
Rama ka publikuar foto nga takimi me Kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit dhe një përfaqësi nga sektorë të ndryshëm ekonomikë.
“Me Kryetarin e Federatës Japoneze të Biznesit dhe një përfaqësi nga sektorë të ndryshëm ekonomikë”, shkuran Rama.
Më herët, kreu i ekzekutivit zhvilloi takim medrejtues të Agjencisë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar ku u diskutua për një sërë projektesh me rëndësi, raporton ATSh.
Kryeministri Rama shoqërohet në këtë vizitë zyrtare në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni, nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.