UBT News

Rama: Shqipëria fitoi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, një ditë pasi e shpalli fitoren në sheshin “Skenderbej” në Tiranë, publikoi një fotografi me mbishkrimin “Shqipëria fitoi”.

MIRËMËNGJES ❤️ SHUMË FALEMINDERIT🙏

Posted by Edi Rama on Tuesday, April 27, 2021

Rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm ka përfunduar numërimi i kutive të fundit të Tiranë, duke përmbyllur kështu procesin e numërimit të votave për partitë.

Nga 1 miijë e 243 qendra votimi ka rezultuar se PS ka fituar thellë në kryeqytet duke marrë 48.67 % të vota ose 18 mandate. PD ka marrë 39.12 %, ose 15 mandate. LSI merr 2 mandate ose 6 % të votave dhe PSD e Tom Doshit merr një mandat me 2.85 %.

Në total në të gjithë vendin janë numëruar 5 mijë e 198 kuti nga 5 mijë e 199 gjithsej. Partia Socialiste ka siguruar deri tani 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3 mandate.

Exit mobile version