Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Velipojë. Katër persona u vranë ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.
Të vrarë kanë mbetur shtetasit K. V. 59 vjeç, Xh. G. 25 vjeç , E. G. 38 vjeç dhe M. Z. 20 vjeç, si dhe janë plagosur shtetasit H. V. 54 vjeç, dhe E. D. 17 vjeç, të cilët dyshohen si autorë të përfshirë në konfliktin e armatosur.
Por pavarësisht kësaj ngjarje tejet të rëndë, kryeministri Edi Rama nisi ditën me një fotografi të plazhit të Velipojës.

E ky veprim i tij padyshim se u prit mjaftë keq nga ndjekësit, të cilët thuaj se e “grinë” me komente negative.