UBT News

Rama: Plazhe të mirëmbajtura e sezon turistik më i pastër

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga plazhet publike përgjatë bregdetit të Sarandës.

Kreu i qeverisë theksoi se plazhet nga Pllakat deri në Ksamil, janë të mirëmbajtura e të pastruara nga bashkia dhe pa asnjë pagesë për pushuesit. Rama theksoi se plazhe të tilla ka plot përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë, ku po zhvillohet sezoni më i pastër e më i mirë organizuar turistik.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të plazheve tërësisht publike përgjatë bregdetit të Sarandës, nga Pllakat deri në Ksamil, të mirëmbajtura e të pastruara nga bashkia dhe pa asnjë pagesë për pushuesit, ashtu si plot të tilla përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë, ku po zhvillohet sezoni më i pastër e më i mirë organizuar turistik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Exit mobile version