Edhe në këtë fundvit, qeveria e Shqipërisë konfirmoi se pensionistët do të përfitojnë shpërblimin prej 5 mijë lekësh.
“Nga dita e nesërme do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për të gjithë pensionistët, 695.101 pensionistë prej 5000 lekësh. Edhe pse kemi pasur vështirësi që dihen për ne ka qenë e padiskutueshme që jo vetëm për pensionistët por edhe për të tjerë”, tha ai.
Pas mbledhjes së qeverisë kryeministri, Edi Rama, u shpreh se ndryshe nga vitet e kaluara, për të gjithë individët që përfitojnë pension invaliditeti do të përfitojnë 11 mijë lekë.
“Kemi pasur një dialog intensiv do akordojmë edhe plus 6000 lekë të tjerë që shkojnë në 11000 mijë lekë të vjetra si kompensim i nevojshëm dhe i merituar bazuar edhe në rezultatet e dialogu që kemi zhvilluar. Do mbështesim 64 mijë familje me ndihmë ekonomike. Mbeten në vëmendje për tu mbështetur edhe me bosin e fundvitit”, u shpreh Rama.
Gjithashtu, nga 1 janari i vitit të ardhshëm është marrë vendim për nënat e papuna me tre fëmijë që qeveria do t’u paguaj të gjithë detyrimet shoqërore, shkruan Oranews
“Kemi marrë vendimin për të filluar nga janari i vitit të ardhshëm edhe aplikimi përt nënat e papuna e tre fëmijë të mitur që shoqëria do tu paguajë të gjitha sigurimet shoqërore dhe shëndetësore njësoj sikur të ishin në punë”, deklaroi Rama.
Ndërkaq, fondi i fundvitit llogaritet të arrijë 4.3 miliardë lekë, ku përfshihen dhe familjet që përfitojnë ndihmë ekonomike. Por, ende nuk është e konfirmuar nëse pjesë të caktuara të administratës do të mund të kenë një vendim të ngjashëm.