Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamjet nga kantieri i rikonstruksionit të Muzeut Kombëtar Arkeologjik në Durrës, ku njofton për rikthimin e mbi 2400 objekteve arkeologjike në qytetin bregdetar dhe në trashëgiminë kulturore shqiptare.
Duke theksuar rëndësinë e këtij projekti për trashëgiminë kulturore dhe turizmin në vend, Rama bën me dije se deri në vjeshtë muzeu do të jetë gati të hapë dyert për publikun, me pavione moderne dhe kushte bashkëkohore.
Projekti synon të shndërrojë këtë hapësirë në një atraksion të rëndësishëm të turizmit kulturor dhe një destinacion tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj, shkruan rtsh.al.
“MIRËMËNGJES nga kantieri i Muzeut Kombëtar Arkeologjik të Durrësit, ku thesaret e historisë me mbi 2400 objekte arkeologjike do i rikthehen Durrësit dhe gjithë Shqipërisë,” shkruan Rama në një postim në rrjetin social Facebook.
Muzeu Arkeologjik i Durrësit do të kthehet në një pikë referimi për studiuesit dhe dashamirësit e historisë, si edhe një nga atraksionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri