UBT News

Rama: Mbi 140 mjekë specialistë iu shtuan ekipeve mjekësore

Kryeministri Edi Rama sot ka informuar se prej janarit mbi 140 mjekë specialistë i janë shtuar ekipeve mjekësore në spitalet e Shqipërisë.

Rama ka bërë të ditur se pjesë e skuadrës prej 314 mjekëve të rinj, janë studente e studentë të shkëlqyer të Universitetit të Mjekësisë.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se prej janarit të këtij viti, mbi 140 mjekë specialistë i janë shtuar ekipeve mjekësore në spitalet tona, pjesë e skuadrës prej 314 mjekëve të rinj, studente e studentë të shkëlqyer të Universitetit të Mjekësisë, që me gatishmëri e përkushtim janë punësuar këtë vit në qendra shëndetësore dhe spitale nga veriu në jug, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai në Facebook.

Exit mobile version