UBT News

Rama jep lajmin e mirë: Asnjë rast i ri me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një lajm shumë pozitiv rreth situatës me pandeminë atje.

Që nga marsi i vitit të kaluar, hera e parë që në 24-orët e fundit nuk është paraqitur asnjë i sëmurë me COVID në dyert e Infektivës.

“LAJM I BUKUR. Sapo kanë kaluar 24 ORËT E PARA pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020’’, ka shkruar ai në Facebook.

Exit mobile version