UBT News

Rama: 8 marsi na gjen me risi për nënat e papuna

Kryeministri i Shqipërisë ka uruar gratë për 8 mars, Ditën Ndërkombëtare të tyre.

Ai ka shkruar në Facebook se ky vit i gjen nënat shqiptare të papuna që kanë tre e më shumë fëmijë me sigurime shoqërore e shëndetësore.

“Gëzuar ‘8 Marsin’ me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi”, ka thënë Rama. 

Exit mobile version