UBT News

Rama: 4.5% më shumë turistë të huaj se para pandemisë nga 1-15 gushti në Shqipëri

4.5% më shumë turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë nga data 1-15 Gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të dy viteve më parë kur  nuk kishte ende pandemi. Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, sipas të cilit konkretisht janë 859,316 shtetas të huaj që kanë hyrë në Shqipëri në këtë periudhë.

“Lajme të mira për Shqipërinë destinacion turistik.  Nga data 1-15 Gusht kanë hyrë 859,316 shtetas të huaj, që janë 4.5% më shumë se e njëjta periudhë e 2019, domethënë para pandemisë”, shkruan Rama.

Shqipëria hapi në fund të qershorit çdo portë hyrëse për turistët, ku vizitorët që zgjedhin vendin tonë nuk kanë nevojë për tampon apo pasaportë vaksinimi.

Agjencitë turistike u shprehën optimiste për këtë sezon turistik, ndërkohë që një sinjal i mirë për turizmin tonë ishte ai i BE-së që e listoi Shqipërinë në listën e gjelbër të vendeve ku mund të kryhet udhëtim dhe qëndrim i sigurt.

Exit mobile version