UBT News

Rafuna: Ndërtimi i autostradës Bllacë-Shkup, e mirëseardhur për ekonominë e dy vendeve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka deklaruar sot në Shkup se ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është i mirëseardhur jo vetëm për qytetarë, por i rëndësishëm edhe për ekonominë e të dyja vendeve.

Ai madje përkujtoi se Kosova e ka kryer pjesën e saj të autostradës, duke lidhur Prishtinën me Shkupin për vetëm 45 minuta, shkruan AlsatM.

“Sa më shpejtë që të ndërtohet edhe kjo pjesë e autostradës është aq më mirë për ekonominë e dy vendeve tona. Unë dje kur erdha në Shkup e pash që është duke u ndërtua me një rritëm të përshpejtuar dhe kjo më bënë shumë të lumtur dhe pres që shumë shpejt me u kry edhe kjo pjesë e autostradës Bllacë Shkup. Ne e kemi lidhë Prishtinë-Shkup për 45 minuta, kështu që është shumë e mirëseardhur jo vetëm për qytetarët por edhe për ekonominë e dy vendeve tona”, deklaroi Lulzim Rafuna.

Exit mobile version