Këngëtari amerikan, R Kelly është shpallur fajtor për trafikim dhe abuzim seksual. Sipas mediave të huaja, këngëtari ka shfrytëzuar statusin e tij për të abuzuar me femra dhe fëmijë pothuajse gjatë dy dekadave.
11 persona që e akuzuan atë, nëntë gra dhe dy burra, morën pjesë në seancën gjyqësore për të përshkruar poshtërimin dhe dhunën seksuale që ushtroi ai ndaj tyre.
Pas dy ditësh diskutimi, gjykata e shpalli këngëtarin fajtor për të gjitha akuzat me të cilat ai përballej. Artistit pritet t’i kumtohet dënimi më 4 maj të vitit 2022 dhe do të përballet me një dënim minimal të detyrueshëm prej 10 vjet burg, por mund të marrë deri në një dënim të përjetshëm./UBTNews