Këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane, Dana Elaine Owens, që njihet me emrin skenik, Queen Latifah ka vite që po përballet me paragjykime për mbipeshën e saj. Megjithatë ajo i beson thënies së vjetër se “shëndeti është pasuri”.
“Ne duam të jetojmë të shëndetshëm”, deklaroi 51-vjeçarja.
Kjo është arsyeja pse Latifah bashkëpunoi me kompaninë farmaceutike Novo Nordisk për kampanjën e tyre “It’s Bigger Than Me”, që synon t’i jape fund stigmës rreth obezitetit.
“Obeziteti është një problem shëndetësor”, thotë Latifah në video. “Mund të të bëjë të ndihesh sikur është faji yt, por në fakt është për shkak të biologjisë sate. Dhe për fat të keq, njerëzit mund të reagojnë me stigmë dhe paragjykime në vend të ndjeshmërisë. E gjithë kjo ju bën të mendoni se jeni vetëm dhe nuk mund të merrni ndihmë – por mundeni”, deklaroi ajo.
Organizata Botërore e Shëndetit e përkufizon obezitetin si”akumulim jonormal ose të tepërt të yndyrës që paraqet rrezik për shëndetin”./UBTNews