UBT News

Qeveria: WiFi falas për hapësira publike në Maqedoninë Veriore

Alexander the Great Monument in Skopje - Macedonia

Qeveria e Maqedonisë Veriore njofton se në mbledhjen e djeshme është miratuar vendimi për sigurimin e rrjetit të internetit Wifi pa pagesë për disa hapësirat publike në vend.

Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha tha se po përgatitet listë për lokacionet ku do të ketë WiFi falas.

“Ju informoj se Qeveria e Maqedonisë Veriore dha dritë jeshile për sigurimin e WiFi falas nacional në hapësira publike. Gjithashtu në këtë drejtim institucionet kompetente janë të detyruar të dorëzojnë propozim-listë të lokacioneve për sigurimin e WiFi falas shtetëror për të gjithë territorin e vendit”, tha Hoxha.

Hoxha tha se projekti do të udhëhiqet nga ndërmarrja publike ” Radiodeifuzioni Nacional-Shkup”, ndërsa Qeveria ka kërkuar nga ky institucion që deri në fund të vitit, në bashkëpunim me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe pushtetin lokal të përgatitet lista për lokacionet e sakta, ndërsa pas muajit prill 2022 pritet të nisë realizimi i projektit./AlsatM

Exit mobile version