UBT News

Qentë në ndihmë të fëmijëve në pediatrinë e Kilit

Katër qenusha janë dërguar në një spital fëmijësh në Santiago, kryeqytetin e Kilit për të ofruar pak argëtim në atmosferën e zymtë të pediatrisë.

Pipa, Morron, Pepe dhe Chimu janë vizitorë të rregullt në Spitalin Pediatrik “Exequiel Gonzalez” ku u sjellin gëzim jo vetëm fëmijëve por dhe mjekëve të cilët prej muajsh janë të rraskapitur nga lufta me COVID-19.

Miqtë katërputrak lëvizin nga shtrati në shtrat duke u ulur në prehrin e pacientëve dhe duke marrë përqafime nga ta. Për një çast dhimbjet dhe zhurmat spitalore nuk janë të pranishme.

Vizitat me ta janë të organizuara për të qetësuar pacientët e vegjël para dhe pas operacionit.

Kirurgia pediatre, Yolanda Poulin tha se nga eksperienca është vënë re se terapia e qenit ndihmon në uljen e ankthit në 90% të fëmijëve.

Qentë, kryesisht të rracave Labrador dhe Golden Retriever, kafshë të njohura për sjelljen e tyre të qetë e të dashur, janë trajnuar që në moshë të re për të zbutur atmosferën në mjedisin stresues të spitalit.

Gjatë pandemisë ata janë sjellë gjithashtu për të qetësuar mjekët, infermierët dhe teknikët e spitalit.

Një nga trajnerët e qenve, Nicole Faust tha se është provuar ulja e stresit edhe te fëmijët edhe tek të rriturit.

“I ka ndihmuar shumë të harrojnë fluksin e punës për pak kohë,” – u shpreh ai i shqetësuar për shëndetin mendor të personelit mjekësor që ka luftuar në frontin e parë kundër pandemisë COVID-19 që ka marrë rreth 35 mijë jetë në Kili./euronews.al

Exit mobile version