UBT News

Qendra Kosovare për Studime Gjinore: Kënga e re e Shkurte Fejzës promovon nënshtrimin e grave

“Nuse mësuese”, kënga e fundit e Shkurte Fejzës dhe Gresa Behlulit, që u publikua ditë më parë, u kritikua nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore.

Në një reagim të QKSGj-së thuhet se kjo këngë përmban gjuhë të urrejtjes dhe promovon nënshtrimin e grave.

“Ditë më parë është publikuar një këngë nga Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli me titull “Nuse mësuese”, këngë e cila përveç që i redukton gratë në rolet tradicionale gjinore, është shumëfish shtypëse për gratë duke qenë se promovon dhunën ndaj grave si mjet të disiplinimit të tyre përmes përmbajtjes frazave si:

“Fjala prishë e fjala ndreqë,

Zgjedhi nuse ma mire fjalët,

Në daç punët mos me i pasë keq,

Zgjedhi nuse fjalët me mjaltë…

Me folë butë e me duru,

Nana ty nuse t’ka mësu,

Vjehrren me e respektu,

Ti nderon prindërit e tu”, thuhet mes tjerash në reagimin e Qendrës për Studime Gjinore.

Më tej në reagim thuhet se këngë të tilla i kontribuojnë gjithashtu vazhdimësisë së thellimit të pabarazisë gjinore dhe përjetimit të grave si dytësore dhe lehtë të dominueshme./UBTNews

Exit mobile version