UBT News

Qëllohet për vdekje reperi Slim 400

Reperi amerikan, Slim 400 është qëlluar për vdekje në Los Angeles, raporton TMZ. 33-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Vincent Cohran, u qëllua për vdekje rreth orës 19:50 të së mërkurës në qytetin Inglewood.

Deri më tani s’është arrestuar asnjë person në lidhje me rastin dhe rrethanat ende janë të paqarta.

Ngjarja ndodhi vetëm disa orë pasi reperi publikoi këngën “Caviar Gold”, dhe përshkruan rastin e vitit 2019 kur reperi ishte buzë vdekjes, meqë u qëllua tetë herë./UBTNews

Exit mobile version