UBT News

Qëllohet me armë zjarri reperi Baby Blue

NEW YORK - APRIL 13: (U.S. TABS OUT) Recording group Pretty Ricky's Baby Blue poses during a portrait shoot at JR Studios April 13, 2005 in New York City. (Photo by Ray Tamarra/Getty Images)

Reperi Baby Blue, anëtar i grupit “Pretty Ricky”, është në gjendje kritike pasi u qëllua me armë zjarri në Florida.

Sipas Departamentit të Policisë së Davie, hiphop artisti, emri i vërtetë i të cilit është Diamond Smith dhe një viktimë tjetër ishin në veturat e tyre kur “dy persona të armatosur u afruan”.

Mes tyre pasoi një grindje fizike, ndërsa të dyshuarit u përpoqën të vidhnin një gjerdan me zinxhir ari nga një prej viktimave. Një prej armëve të zjarrit të të dyshuarve shkrepu, duke goditur reperin në shpatullën e majtë.

Reperi u dërgua në spital dhe është në gjendje kritike./UBTNews

Exit mobile version