Situata me zjarret në qarkun e Vlorës mbetet problematike dhe po behet shumë e mundimshme për t’u kontrolluar. Disa vatra njëkohësisht në të gjithë qarkun dhe terreni i vështirë malor e bëjnë akoma më të vështirë punën për zjarrfikësit.
Drejtori i zjarrfikësit në Vlorë, Kastriot Bega pranoi se nuk ka burime njerëzore për të mbuluar gjithë territorin, përcjell Klankosova.tv.
“Me kapacitetet që ne kemi, me automjetet qe ne kemi dhe me ketë vapë e kemi të vështirë që të përballojmë situatën.”
Aktualisht në qarkun e Vlorës janë 38 punonjës të shërbimit zjarrfikës ndërsa sipas drejtorit të këtij sektori numri normal në raport me popullsinë e qarkut do të duhej të ishte 104 zjarrfikës, raporton A2.
Drejtori Kastriot Bega mendon se shumica e vatrave të zjarrit janë të qëllimshme. Situata më e vështirë për tu menaxhuar është ajo në zonën e Dukatit. Deri më tani janë shkrumbuar 36 hektar kullota dhe 1.5 hektar pishë e rrallë ndërsa për shkak të terrenit të vështirë zjarri vijon ende në ditën e katërt.