Reperja e famshme, Melinda Ademi së fundi nxori hitin e saj veror solo, “Qa din ti”. Në klipin e këngës artistja shfaqet shumë seksi, duke kërcyer në mënyrë provokative.
Ndonëse u prit mirë nga publiku ka edhe të atillë që e kanë kritikuar artisten për paraqitjen në klip. Reperja kosovare, Gjira e ka kritikuar rëndë Melindën, duke thënë se Melinda nuk ka talent muzikor, shije të veshjes, ndërgjegje e as moral njerëzor.
Mirëpo Gjira nuk u ndal me kaq, mes rreshtash ajo ia përmendi edhe vdekjen e nënës së saj.
“N’mars i ka vdek nëna n’kancer…e n’maj lanson këngë tu u dridh n’tanga…Mfal po qito ‘femna’ sjom ka muj me i marr seriozisht. %moral %ndërgjegje % talent % shije #rip”, ka shkruar ajo.
Kënga deri më tani ka marrë 1.4 milion klikime në kanalin zyrtar të saj në YouTube./UBTNews
(Drini Ismajli, student në Shkenca Politike në UBT)