Profesoresha e UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi me bashkëautorë, kanë publikuar punimin origjinal shkencor, me titull “Assessment of Practical Performance in Orthodontic Clasp Fabrication Among Dental Technician Students at UBT: A Real-Time Analysis of Working Time and Perceived Stress në Gazetën Internacionale – Georgian Medical News, e indeksuar ne Scopus dhe Web of Science.
Ky studim, punim origjinal dhe inovativ është i një rëndësie të veçantë, sepse për herë të parë vlerëson në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikimin e stresit gjatë procesit praktik të ndërtimit të elementeve aktive dhe pasive të aparateve ortodontike mobile. Përmes një metodologjie të qartë, që përfshin matjen e kohës së punës dhe nivelin e stresit me SUDS scale, autorët kanë krijuar një urë të fortë midis teorisë akademike dhe praktikës reale laboratorike.
Autorët kanë arritur të ndërthurin në mënyrë shkencore analizën e performancës praktike, menaxhimin e stresit dhe vlerësimin psikologjik të studentëve, duke përdorur metoda të avancuara statistikore dhe qasje empirike reale gjatë procesit të punës.
Ky punim jo vetëm që rrit vlerën shkencore dhe profesionale të programit të Teknikut Dentarë në UBT, por gjithashtu dëshmon për angazhimin e studentëve dhe mentorëve në zhvillimin e kërkimeve me ndikim praktik dhe akademik.