UBT News

Publikohet traileri i filmit “Twist”, ku luan Rita Ora

Ylli shqiptar, Rita Ora, përveç se është këngëtare me nam botëror, ajo njihet edhe për rolet e suksesshme në filma.

Aktorja do të luajë përkrah kastës së aktorëve të njohur në filmin “Twist”, ku shfaqet në rolin e Artful Dodger.

Këngëtarja duket tërësisht ndryshe dhe shkëlqen në çdo skenë të filmit. Traileri i filmit u publikua dje dhe ylli shqiptar u shpreh shumë e nderuar për këtë rol.

“Ishte nder të fitoja shansin për të punuar jo vetëm me një nga heronjtë e mi të aktrimit të të gjitha kohërave Michael Caine, por me kastin më të mirë që ishin thjesht një kënaqësi për të punuar! Unë jam duke luajtur si Dodge, mezi pres që të gjithë të shihni !!”, shkroi Rita në Instagram./UBTNews

Exit mobile version