Intervista emocionuese me familjarët e shoferit ikonik të Formula 1, Michael Schumacher janë zbuluar në trailerin e parë të dokumentarit për Netflix. Dokumentari i titulluar “SCHUMACHER”, do të lansohet më 15 shtator.
Video të rralla që nuk u panë më parë do të jenë pjesë e këtij dokumentari që u realizua në bashkëpunim me familjen e legjendës, ndërsa Schumacher ende po trajtohet pas një lëndimi serioz në tru që erdhi si pasojë e një aksidenti tetë vite më parë. Gruaja e tij, Corinna flet për gjendjen e partnerit të saj në këtë dokumentar.
Schumacher, 52-vjeçar, pësoi një dëmtim pothuajse fatal në trurin e tij në një aksident me ski në vitin 2013, nga i cili ai u detyrua të merrte një trajtim mjekësor në shtëpi dhe të mbahej jashtë syve të publikut vitet e fundit.
Netflix premtoi se do të sjellë një anë ndryshe për Schumacherin si një shofer i pamëshirshëm garash, duke prezantuar më shumë anën personale të njeriut që fitoi shtatë kampionate botërore./UBTNews