Tashmë është marrë vesh se Goran Bregoviq nuk do të këndoj falas për popullin shqiptar në Festën e Birrës që do të mbahet në datat 18-22 gusht.
Bileta më e lirë për të dëgjuar Goran Bregoviq do jetë 8 euro ( një mijë lekë ), që i bie në zonën poshtë skenës, ndërsa afër këngëtarit, ende nuk është bërë e ditur nga faqja ku dhe po shiten këto bileta.
Ardhja e Bregoviqit në Shqipëri është kundërshtuar nga pjesa më e madhe e artistëve por dhe njerëzve të shumtë, por që Bashkia e Korçës u shpreh se tashmë kontratat janë mbyllur të gjitha, dhe se sipas tyre në këtë rasti arti po përzihet me politikë.
Kujtojmë se Goran Bregoviq do të këndojë para shqiptarëve në natën e fundit të këtij eventi./KultPlus