UBT News

PSG ofron 40 milionë euro dhe dy lojtarë për të nënshkruar superyllin e Barcelonës

Paris Saint-Germain është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo. Parisienët janë të gatshëm të ofrojnë para dhe dy lojtarë të ekipit për të nënshkruar me futbollisitn uruguajan.

Në anën tjetër, raportohet se edhe gjiganti i Bundesliga-s, Bayern Munich po e ndjek me shumë interesim Araujon, që nga merkato dimërore. Si rezultat, katalunasit po mendojnë t’i ofrojnë yllit të tyre një kontratë të re.

Megjithatë, sipas ‘El Nacional’, PSG është e vendosur t’u ofrojë konkurrencë bavarezëve në garën për të nënshkruar me qendërmbrojtësin.

Në ofertën e francezëve përfshihen 40 milionë euro dhe dy mesfushorët spanjollë, Fabian Ruiz e Carlos Soler për të finalizuar një marrëveshje të tillë.

Ndërkohë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, dhe drejtori sportiv, Deco, kanë bërë të ditur se nga marrëveshja e lartpërmendur nuk preferojnë shërbimet futbollistëve të ofruar, por vetëm të holla.

Kontrata aktuale e Araujo me Barcelonen skadon në qershor të vitit 2026./UBTNews/

Exit mobile version