Paris Saint-Germain do të bllokojë çfarëdo lëvizje potenciale të Real Madridit për ta joshur trajnerin, Mauricio Pochettino.
Gjigantët francezë raportohet se nuk dëshirojnë negociata për largimin e trajnerit argjentinas në muajt e ardhshëm, pavarësisht interesimit në rritje të Manchester United, Tottenham dhe Real Madrid.
“Los Blancos” janë në kërkim të një zëvendësuesi për Zinedine Zidane për sezonin 2021/22.
Trajneri francez konfirmoi largimin nga klubi javën e kaluar.