Paris Saint-Germain ka luajtur mbrëmë ndeshjen e raundit të parë në Ligën e Kampionëve dhe rivali i saj ishte Club Brugge. Kjo ndeshje ishte e një rëndësie të veçantë pasiqë ishte debutimi i Lionel Messit në Ligën e Kampionëve.
Ekipi i PSG shënoi i pari në minutën e 15-të me anë të lojtarit Ander Herrera, por nuk vonoi shumë dhe Brugge shënoi duke barazuar rezultatin me golin e Hans Vanaken në minutën e 27-të.
Në pjesën e dytë asnjëra nga skuadrat nuk mundi të shënonte dhe kjo bëri që të dy ekipet të merrnin nga një pikë.
Klubi belg tregoi veten në mënyrën më të mirë duke ‘ndalur’ sulmin e tre super lojtarëve (Messi, Neymar dhe Mbappe).
Debutimi i Lionel Messit nuk ishte ashtu siç shpresoi ai vetë po ashtu dhe ekipi francez. Ky barazim ishte i paparashikueshëm pasiqë është parë si favorit ekipi francez.
Tashmë do ta ketë problem pasiqë në grup e ka Manchester Cityn që fitoi bindshëm duke shënuar gjashtë herë në portën e RB Leipzig.
Në grupin A kryeson lideri Manchester City, e që ndiqet nga PSG dhe Brugge me nga një pikë, dhe në vendin e fundit RB Leipzig./UBTNews
(Leon Beqiri, Shkenca Politike)