UBT News

Pse tifozët e Liverpool-it e këndojnë ‘One Kiss’ të Dua Lipës? – Historia pas ‘himnit’ të ri të skuadrës së Jurgen Klopp

Dual Lipa u fotografua me drejtuesin e The Daily Show, Trevor Noah, të mërkurën në Nju Jork duke ndezur thashethemet se ata janë në lidhje. Ikona e pop-it u nda me Anwar Hadid në vitin 2021 dhe që atëherë nuk është takuar me askënd.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që zërat për lidhjen e saj me dikë bëjnë bujë. Më parë, u shfaqën thashetheme se Lipa ishte në lidhje me mbrojtësin e Liverpool dhe Anglisë, Trent Alexander Arnold, gjë që doli të ishte e rreme.

Sidoqoftë, kjo i bëri tifozët e Liverpoolit aq të lumtur saqë ata menjëherë “e përvetësuan” hitin e Lipës “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris.

Kjo filloi kur Trent Alexander Arnold u pyet nga shoku i skuadrës Any Robertson në një episod nga Wingmen, se cilat ishin thashethemet më të çuditshme që ka dëgjuar për vetën. Futbollisti më pas tregoi një incident ku nëna e tij lexoi disa thashetheme për lidhjen e tij me Dua Lipën dhe u ballafaqua me të për këtë. Robertson, i cili dukshëm u argëtua me përgjigjen, filloi të këndonte “One Kiss” në episod.

Kjo u prit në mënyrë të përsosur nga tifozët e Liverpool-it, të cilët tashmë kishin krijuar një vend për këngëtaren 27-vjeçare. Takimi i saj i parë me tifozët e Liverpool-it ndodhi gjatë shfaqjes para-ndeshjes së finales së Ligës së Kampionëve më 2018 mes Madridit dhe Liverpool-it në Kiev të Ukrainës.

Shihni performancën epike të Dua Lipës:

DUA LIPA - UEFA Champions League Final Opening Ceremony 2018 Full performance

Ndërsa hapi shfaqjen me “One Kiss”, 30 mijë tifozët e Liverpool, të cilët kishin udhëtuar 1,800 milje deri në stadiumin e Kievit, u bashkuan dhe kënduan së bashku me të.

“Unë kurrë nuk kisha luajtur një shfaqje kaq të madhe më parë”, tha Lipa për performancën në një intervistë të vitit 2020 me faqen zyrtare të Liverpool-it.

“Unë bëhem shumë nervoze para se të performoj diku, e lëre më finalen e Ligës së Kampionëve”, tha ajo, duke shtuar, “Isha shumë me fat që pata mbështetjen e njerëzve në shtëpi pikërisht atje në stadiumin e Kievit. Jam ende e shokuar kur duke i parë të gjithë këta fansa duke kënduar së bashku me këngën time”.

Tifozët e Liverpool-it që atëherë e kanë ngritur këngën në statusin kult duke e performuar atë nga tribuna pasi Liverpool fitoi Kupën e Ligës 2022. Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, së bashku me lojtarët u bashkuan me ta nga ana tjetër duke kërcyer dhe festuar fitoren e tyre.

Ja një video pasi ekipi Mersyside fitoi finalen:

Në paradën e fitores së Liverpool-it në fund të sezonit, lojtarët e Liverpool u panë duke festuar nga një autobus me çati të hapur me tifozë në rrugë. Kur One Kiss filloi të luante, Arnold shkoi “Live” në Instagram dhe filloi të këndonte së bashku refrenin.

Ky ishte momenti kur “One Kiss” ndoshta u bë një lloj “himni” i Liverpool-it./UBTNews/

Exit mobile version