UBT News

Pse burrat janë më të rrezikuar nga sulmi në zemër se gratë? Shpjegon kardiologu Edis Demiri

Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, kardiologu invaziv Edis Demiri shpjegoi arsyet pse burrat preken më shpesh nga sulmet në zemër në krahasim me gratë.

Ai theksoi rolin kyç të hormoneve mashkullore, si testosteroni dhe dihidrotestosteroni, të cilat gjenden në nivele shumë më të larta tek burrat.

Pse meshkujt kanë më shumë rrezik nga sulmet në zemër? Kardiologu Edis Demiri zbulon arsyet

“Së pari, këto hormone janë të nevojshme për funksionimin normal të trupit mashkullor, por njëkohësisht ato përshpejtojnë procesin e aterosklerozës – ngushtimin dhe ngurtësimin e arterieve”, shpjegoi Demiri.

Ai shtoi se testosteroni ndikon edhe në intensifikimin e faktorëve të rrezikut për sëmundjet e zemrës, duke i përkeqësuar në mënyrë indirekte.

Në anën tjetër, Demiri theksoi se gratë kanë nivele shumë më të ulëta të testosteronit, ndërsa hormone femërore si estrogjeni ushtrojnë një efekt mbrojtës ndaj sëmundjeve të zemrës, duke reduktuar rrezikun e infarktit dhe ngushtimit të arterieve.

Për më shumë informacion dhe këshilla të dobishme, shikoni episodin e plotë të podcastit “Shëndeti në rend të parë”. /Telegrafi/

Exit mobile version