UBT News

Protesta në Tiranë: Përfundon pa tensione, digjen manekinët me fytyrën e Ramës dhe McGonigal

Protesta e organizuar nga opozita ka përfunduar pas dy orësh.

Asnjë tension nuk është regjistruar, ndërsa kanë mbajtur fjalën anëtarë të PD-së, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Protestuesit kanë djegur manekinët me fytyrën e Ramës dhe McGonigal, pas përfundimit të fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ata si fillim i kanë shkatërruar dhe më pas djegur para kordonit policor të pozicionuar para Kryeministrisë, por nuk ka pasur asnjë përplasje me “blutë”.

Dhjetëra qytetarë u mblodhën në Tiranë nga rrethet në mbshtetje të opozitës.

Me thirrjen “Mjaft është mjaft”, protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke përdorur këtë herë si argumentin kryesor përfshirjen e kreut të qeverisë në çështjen “McGonigal”.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, Rama ka kryer korrupsion me ish-zyrtarin e lartë në FBI, ashtu si oligarku rus Oliver Deriaska./top-channel.tv/

Exit mobile version