UBT News

Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis

Profesori i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT, Bahri Gashi, është ftuar të kontribuojë si recensues i punimeve shkencore ndërkombëtare në një nga platformat më prestigjioze botërore të botimeve akademike, Taylor & Francis, me seli në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë rol të rëndësishëm, profesori Gashi do të angazhohet në recensimin e artikujve shkencorë në fusha strategjike si:

  • Inteligjenca dhe Kundërinteligjenca;
  • Siguria Kombëtare;
  • Mbrojtja dhe Politikat e Sigurisë.

Kontributi i tij do të jepet në kuadër të revistës akademike të specializuar “International Journal of Intelligence and CounterIntelligence”, një revistë e indeksuar në platformat më të larta ndërkombëtare të certifikimit shkencor, e cila gëzon reputacion të lartë në komunitetin akademik dhe profesional të sigurisë.

Ky angazhim i profesorit të UBT-së është një dëshmi e qartë se UBT po fuqizon gjithnjë e më shumë praninë e tij në skenën ndërkombëtare të kërkimit shkencor, duke rritur besueshmërinë e akademikëve të saj dhe duke kontribuar në zhvillimin e fushave të rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen në nivel global.

Exit mobile version