Prof. Ass. Dr. Mentor Bici, profesor në Fakultetin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë në UBT, mori pjesë në një trajnim ndërkombëtar shtatëditor të organizuar në Universitetin e Valencias, Spanjë, i fokusuar në metodat bashkëkohore të trajtimit të ujërave të ndotura dhe praktikat më efikase për mbrojtjen, menaxhimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.
Trajnimi është zhvilluar në një nga qendrat më të njohura evropiane për menaxhimin e ujit, ku qyteti i Valencias njihet ndërkombëtarisht për standardet e larta në ruajtjen e cilësisë dhe sigurisë së ujit të pijshëm, si dhe për zbatimin e zgjidhjeve inovative në fushën e trajtimit të ujërave.
Përmes pjesëmarrjes në këtë program, Prof. Bici ka avancuar njohuritë dhe kompetencat profesionale në teknologjitë më të reja të trajtimit të ujërave, duke krijuar mundësi për transferimin e këtyre praktikave dhe përvojave në procesin mësimor dhe kërkimor në UBT.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të programit COST (European Cooperation in Science and Technology), i cili synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkim shkencor dhe inovacion. Në këtë kuadër, Prof. Bici ka kontribuar edhe në krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Valencias, UBT-së dhe universiteteve të tjera pjesëmarrëse në këtë aktivitet ndërkombëtar, duke zgjeruar rrjetin akademik dhe mundësitë për projekte të përbashkëta kërkimore në të ardhmen.

