UBT News

Problemet me babain, Britney Spears kërkon të përballet me të në gjykatë

Britney Spears kërkon të personalisht në gjyqin kundër babait të saj konservator, Jamie Spears

Një avokat i këngëtares Britney Spears thotë se ajo ka kërkuar të flasë drejtpërdrejt për çështjen e saj në gjykatë.

Babait të këngëtares, Jamie Spears, iu dha kontrolli mbi çështjet e saj personale dhe të biznesit në një konservator të urdhëruar nga gjykata në 2008.

Urdhri u dha fillimisht pasi ajo u shtrua në spital rreth shqetësimeve për shëndetin e saj mendor.

Një dokumentar i lëshuar në fillim të këtij viti ka shkaktuar një shqyrtim të ri mbi marrëveshjen.

“Klienti im ka kërkuar një seancë dëgjimore në të cilën ajo mund t’i drejtohet gjykatës drejtpërdrejt,” i tha Samuel Ingham gjykatës të marten.

Këngëtarja përmes avokatëve ka treguar se nuk dëshiron që babai i saj të mbikëqyrë punët e saj personale.

Jamie Spears fillimisht u bë kujdestari i përkohshëm i vajzës së tij pasi ajo u shtrua në spital për vlerësim psikiatrik në 2008, pas një serie incidentesh publike që ngritën shqetësime në lidhje me mirëqenien e saj.

Detajet e sakta të urdhrit të saj nuk janë bërë publike, por një konservatorship  jepet nga gjykata për individë që nuk janë në gjendje të marrin vendimet e tyre, si ata me sëmundje apo të meta mendore.

Kontrolli i këngëtares është i ndarë në dy pjesë – njëra është për pasuritë e saj dhe çështjet financiare, tjetra është për të si person.

Fushata e njohur si #FreeBritney, ka mbështetur luftën e saj ligjore për të rifituar autonominë e saj.

Mosmarrëveshja e zgjatur ligjore fitoi vëmendje pas publikimit të “Framing Britney Spears”, një dokumentar i cili përqendrohej në konfliktin për kujdestarinë e saj.
Vivian Thoreen, një avokate e Jamie Spears, e ka përshkruar atë si “një baba të dashur, i përkushtuar dhe besnik” ku sipas saj ai kishte ndaluar që vajza e tij të shfrytëzohej.

Një gjykatës në shkurt mohoi një kërkesë të Z. Spears për të ushtruar kontroll më të madh mbi çështjet financiare të vajzës së tij.

Ai mbetet një bashkë-konservator i pasurisë së saj së bashku me një kompani financiare, Bessemer Trust.

(Arjeta Ibishi, Studente Media dhe Komunikim UBT)
 

Exit mobile version