UBT News

Prizrenfest solli mbrëmë komedinë klasike “Lysistrata” nga Teatri i Stambollit

Në kuadër të vazhdimit të Prizrenfest, mbrëmë u shfaq kryevepra e Aristofanit, komedia klasike “Lysistrata”, e sjellë në skenë nga Teatri Shtetëror i Stambollit. Kjo ngjarje e veçantë kulturore u realizua në bashkëpunim me PrizrenFEST, për të nderuar 75-vjetorin e Shoqatës Kulturore Artistike Turke “Doğru Yol”.

Shfaqja 85-minutëshe u mbajt në orën 21:30 në skenën “Bekim Fehmiu” pranë Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Nën regjinë e Barış Erdenk, publiku pati mundësinë të ndiqte interpretimin e aktorëve Fulya Ülvan, Ebru Aytürk, Sevi Demirçivi, Melodi Özkazanç dhe Göksu Girişken./E.A/

Exit mobile version