Kuvendi i Shqipërisë sot do të zhvillojë një seancë maratonë ku pritet që të bëhet dhe prezantimi i programit qeverisës dhe përbërja e kabinetit qeveritar “Rama 3”.
Në rendin e ditës është parashikuar paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave. Po ashtu pritet, gjatë seancës plenare, e cila mund të zgjasë në një afat të pacaktuar pritet që të zhvillohet një debat mbi programin politik.
Seanca plenare do të ndahet në tri pjesë, ku në të parën, e cila nis në 10:00, do të prezantohet programi nga Edi Rama, në të dytë, që nis në orën 13:00, do të ngrihen pyetje nga deputetët në sallën dhe në orën 16:00 do të bëhet votimi i programit dhe qeverisë së re.
Në këtë seancë parlamentare, kryeministri Rama do t’i përgjigjet pyetjeve të deputetëve për t’ia lënë vendin votimit të programit dhe kabinetit qeverisës.
Pritet me interes për tu parë numri votave që do të marrë votëbesimi qeverisës së re dhe nëse do të ketë përsëri rrjedhje vote nga opozita.
Qeveria “Rama 3” dominohet nga ministret femra plotë 12, disa prej të cilave për herë të parë do të mbajnë portofole ministrore.
Prurjet e reja që sjell Edi Rama në skuadrën e tij qeverisëse janë Delina Ibrahimaj në krye të financave shqiptare, Frida Krifca si ministre bujqësie, Edona Bilalin ministre shteti për sipërmarrjen dhe Bora Muzhaqi ministre shteti për Rininë dhe Fëmijët.
Pjesë e qeverisë së re do të jenë 9 ministra që kanë shërbyer edhe gjatë mandatit të dytë qeverisës të socialistëve.