Princi William kujtoi disa momente me të ëmën e tij, të ndjerën princeshën Diana. Në një intervistë, William zbuloi se e ëma e tij lëshonte në veturë këngën e yllit Tina Turner.
William thotë se dëgjimi i muzikës ishte një moment përafrimi mes tij dhe vëllait Harry.
“Kur isha më i ri, unë dhe Harry, ishim në shkollë në konvikt. Dhe nëna ime lëshonte të gjitha llojet e këngëve për të larguar ankthin e kthimit në shkollë”, zbuloi princi William.
Ai shtoi: “Një nga këngët që më kujtohet më së shumti dhe që ka qëndruar me mua gjatë gjithë asaj kohe ishte “The Best” nga Tina Turner”.
Princi William tha se e ka shijuar vërtet këtë moment familjar./UBTNews