Reperi Post Malone u shtri në spital pas vështirësive në frymëmarrje dhe u detyrua të anulojë një koncert.
Reperit amerikan iu desh të përfundonte më herët një koncert në St Louis, Misuri, javën e kaluar pasi ra në një “vrimë” në skaj të skenës.
Ai u trajtua në spital dhe përmes rrjeteve sociale iu tha fansave se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Kurse të shtunën ai u shtri në spital për shkak të vështirësive në frymëmarrje.
Për shkak të shtrimit të tij në spital, u anulua shfaqja e mbrëmshme në Boston./UBTNews/