Pop këngëtarja ukrainase, Roxolana thotë se disa anëtarë të ekipit të saj u vranë dhe u lënduan në sulmin raketor rus në qytetin perëndimor të Vinnytsia-s.
Zyrtarët thonë se së paku 20 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë lënduar pas tri sulme me raketa goditën një ndërtesë dhe shkatërruan një objekt banimi aty afër.
Në Instagram, ajo shkroi: “Zhenya ka vdekur. Andrew është në gjendje të rëndë dhe po lufton me jetën në sallën e operacionit”.
Si pasojë e sulmit me raketa, u ndez zjarri që përfshiu 50 makina në një parking aty pranë.
Kantautorja është konkurrente në The Voice Ukraine dhe do të performonte sot në Vinnytsia./UBTNews/