Kryetari i Partisë i Aksionit Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin, ka përshëndetur miratimin e rezolutës për dënimin e Gjenocidit në Srebrenicë nga ana e Kuvendit të Kosovës.
Ugljanin ka shkruar se partia e tij shpreh respektin për qytetarët e Kosovës dhe Parlamentin që miratoi rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë.
“Partia e Aksionit Demokratik të Sanxhakut që për më shumë se tri dekada përmes institucioneve të sistemit përfaqëson interesat e qytetarëve të Sanxhakut në Serbi shpreh mirënjohje dhe respekt për qytetarët e Republikës së Kosovës pasi institucioni më i lartë përfaqësues i tyre miratoi rezolutën mbi gjenocidin në Srebrenicë”, ka shkruar Ugljanin.