UBT News

Policia nuk gjeti asnjë plagë te Amber Heard, pas përleshjes me Johnny Depp në 2016-ën

Oficerët e policisë dëshmuan të mërkurën në gjyqin civil të Johnny Depp për shpifje kundër ish-gruas Amber Heard, se nuk mund të kuptonin nëse ajo ishte viktimë e dhunës në familje, kur iu përgjigjën një zënke që çifti pati në vitin 2016.

William Gatlin, një oficer që bëri një vizitë pas përleshjes, tha se ai nuk vuri re ndonjë lëndim, por shtoi se takimi i tij me Heard ishte i shkurtër dhe ai nuk iu afrua më shumë se 10 metra.

Tyler Haddon, oficeri që iu përgjigj thirrjes origjinale, tha se as ai nuk vuri re ndonjë lëndim te Heard.

Haddon tha se Heard kishte qarë dhe kishte “fytyrë të skuqur”.

Depp ishte larguar nga banesa e tyre në Los Anxhelos, në kohën kur oficerët arritën për të intervistuar Heard.

Heard ka thënë se Depp e sulmoi në apartament atë ditë. Avokatët e Heard kanë sugjeruar se ajo mund të kishte mbuluar me grim mavijosjet e supozuara, përcjell Klankosova.tv

Dëshmia pasoi depozitimin e oficeres së policisë së Los Anxhelosit, Melissa Saenz, e cila tha se nuk e identifikoi Heardin “si viktimë e dhunës në familje”. Saenz tha se ajo nuk ka paraqitur një kallëzim, por e përmendi incidentin si të mbyllur, sepse sipas saj, nuk kishte ndodhur asnjë krim.

Dëshmia e oficerëve erdhi në ditën e 10-të të gjykimit. Avokatët e Heard thanë se klientja e tyre kishte kërkuar të mbronte Depp gjatë asaj kohe dhe e minimizuan dhunën ndaj saj.

Depp ka paditur ish-gruan e tij, duke pretenduar se ajo shkatërroi karrierën e tij pasi tha se ishte viktimë e dhunës në familje gjatë martesës së tyre.

Exit mobile version