UBT News

Polaku akuzohet me spiunazh për Rusinë në parlamentin e BE

Një polak i dyshuar për spiunim në Parlamentin Evropian për Rusinë është arrestuar, kështu thanë zyrtarët polakë të enjten.

Njeriu, i identifikuar vetëm si Janusz N., “kryente aktivitete në favor të Federatës Ruse”, tha Stanislaw Zaryn, zëdhënësi i kreut të shërbimeve të sigurimit të Polonisë.

“I udhëzuar nga individë që punojnë për shërbimet e inteligjencës ruse, ai do të përpiqej t’u afrohej politikanëve polakë dhe të huaj, përfshirë ata që punojnë në Parlamentin Evropian,” tha Zaryn.

“Aktivitetet e të dyshuarit ishin në përputhje me aktivitetet e luftës ruse të informacionit që synonin dobësimin e pozitës së Polonisë brenda BE-së dhe në arenën ndërkombëtare.”

Janusz N. u arrestua në 31 maj. Oficerët sekuestruan ekuivalentin e rreth 300,000 zlotyve polakë (67,000 €), disa prej tyre në euro dhe pajisjet kompjuterike nga shtëpia e tij.

I dyshuari është paraqitur me akuza për spiunazh. Ai u deklarua i pafajshëm, thuhet në deklaratë.

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Exit mobile version