Pak çaste pas pezullimit 4-vjeçar për doping, Paul Pogba flet duke përsëritur pafajësinë e tij dhe duke njoftuar se do të vazhdojë të mbrohet.
“Sot u informova për vendimin e Gjykatës Kombëtare Antidoping dhe besoj se vendimi është i gabuar. Jam i trishtuar, i tronditur dhe zemërthyer. Gjithçka që kam ndërtuar në karrierën time si lojtar profesionist më është hequr. Kur të jem i lirë nga kufizimet ligjore, e gjithë historia do të jetë e qartë, por unë kurrë nuk kam marrë me vetëdije apo qëllimisht suplemente që shkelin rregullat antidoping”, tha mesfushori francez.
“Si një sportist profesionist nuk do të bëja kurrë asgjë për të përmirësuar performancën time duke përdorur substanca të ndaluara dhe nuk kam respektuar apo mashtruar kurrë sportistë dhe tifozë të tjerë të ndonjë prej skuadrave ku kam luajtur. Si rezultat, vendimin e sotëm do ta apeloj në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv”, shtoi mesfushori.
30-vjeçari që është ende në pronësinë e Juventusit, shpresonte që nga ky proces i nisur që në fillimin e këtij sezoni të shpëtonte me një dënim minimal. Megjithatë autoritetet janë treguar të pamëshirshme duke e pezulluar atë me katër vjet./UBTNews/