Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka thënë se ndihet i lumtur me paraqitjen e ekipit të tij në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut.
PSG u mposht në shtëpi nga Bayerni me rezultat 1-0 në ndeshjen kthyese çerekfinale, por u kualifikuan tutje shkaku i fitores 3-2 në ndeshjen e parë në Gjermani.
“Ne ishim shumë të përqendruar. Ishte një ndeshje me të vërtetë e vështirë. Jam me të vërtetë i lumtur sepse lojtarët meritojnë merita të mëdha. Të fitosh dhe të kualifikohesh në gjysmëfinale është një moment i mahnitshëm për ne”, ka thënë fillimisht Pochettino për BT Sport pas ndeshjes.
“Kur je në vijën anësore, vërtet afër fushës, nuk është e lehtë ta shijosh, por përpiqem. Çdo herë, jam i qetë jashtë – por brenda ke stresin dhe kjo është adrenalina që ne duam ta ndjejmë, por sonte ishte një lojë fantastike”.
“Jam i lumtur për lojtarët, stafin dhe klubin – për presidentin dhe drejtorin sportiv Leonardo gjithashtu. Është mirë të ndajmë këtë moment lumturie së bashku”.