Dy këngëtarët e mirënjohur të skenës, Burak Vehapi dhe Labinot Tahiri – Labi, së shpejti do ta sjellin një bashkëpunim.
Lajmin e ka konfirmuar Buraku përmes një fotografie në Instagram, ndonëse nuk ka dhënë shumë detaje, vetëm se ka njoftuar se kënga e re do të publikohet së shpejti.
“Së shpejti”, shkroi ai krahas fotografisë.
Mbetet të shihet se si do të pritet ky projekt nga publiku./UBTNews