UBT News

Po vjen diçka e re nga Mozzik

Njëri nga rep-artistët më të dashur shqiptar, Mozzik po paralajmëron një projekt të ri muzikor. Me anë të një storie të publikuar në Instagram, reperi ferizajas bën të ditur se është në përgatitje të një kënge të re.

Madje ai thotë se ky projekt do të jetë edhe më i mirë, duke e krahasuar me albumin e tij të fundit “Mozzart”, që u prit shumë mirë nga fansat e tij.

Albumi “Mozzart” u publikua më 31 korrik dhe ka gjithsej 19 këngë./UBTNews

Exit mobile version